Marketingu
është emocion.
Agjencia juaj e besuar e marketingut. Para çdo hipoteze, shohim njerëzit: çfarë ndjejnë, çfarë kërkojnë dhe çfarë i bën të ndalen. Analizojmë problemin në rrënjë. Aty lind strategjia, përmbajtja dhe fushatat që krijojmë për biznesin tuaj, të ndërtuara për të sjellë rezultate reale.
Kush jemi
Bëjmë që njerëzit të duan të jenë pjesë e brandit tuaj.
Përpara se të propozojmë një postim, duam të kuptojmë biznesin tuaj dhe njerëzit që doni të arrini.
Besojmë se çdo biznes është i veçantë dhe ka identitetin e vet. Prandaj nuk punojmë me shabllone! Ndërtojmë historinë e brandit tuaj nga strategjia te përmbajtja dhe reklamat, në një marketing 360°.
Teknologjia avancon vazhdimisht dhe ne ecim gjithmonë në të njëjtin hap me kohën, por çdo ide kalon përmes ndjenjës njerëzore. Besojmë fort te emocioni, te lidhja mes njerëzve dhe te humaniteti!
Pak nga puna jonë.
2 milion+shikime në vit për bizneset me të cilat punojmë!
Swipe anash. Prek videon në qendër për zërin.
Marketing 360°
Çfarë bëjmë për biznesin tuaj?
Partneritete të kufizuara
Pak partnerë. Vëmendje e plotë!
Zgjedhim të punojmë me pak partnerë që e vlerësojnë punën tonë dhe ndajnë të njëjtin vizion për rritjen e biznesit, sepse ne rritemi së bashku.
Çdo partner meriton kohën, vëmendjen dhe energjinë tonë të plotë. Prandaj marrim pak bashkëpunime njëherësh, që ta njohim mirë biznesin tuaj, të reagojmë shpejt dhe të jemi gjithmonë pranë jush!
Rezervo konsultën tënde falas →Mëso me Dion.
Regjistrimet hapen sërish pas
Do ju lajmërojmë së shpejti!
SMM Mastery
më vjen keq, e humbe mundësinë edhe këtë herë.
Regjistrimet janë mbyllur për këtë vit. Hyr në listë dhe do të jesh ndër të parët që merr vesh kur të hapen sërish regjistrimet!
Çfarë humbe këtë herë
- Trajnimin live në grup me Dion
- Punën mbi një biznes real, nga strategjia te fushatat
- Prezantimin e projektit tënd me feedback personal
- Mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti aktiv
Mëso marketing duke punuar.
Për fillestarë, pronarë biznesesh, krijues, për këdo që do të hyjë në botën online të rrjeteve sociale. Punon mbi një biznes real, nga strategjia te kalendari editorial, dhe në fund prezanton projektin me feedback nga Dio.
Shiko temat e programit
Programet
Zgjidh si dëshiron të mësosh.
Hyr në listën e pritjes.
Regjistrimet hapen së shpejti. Lër emrin dhe numrin e telefonit dhe do të jesh ndër të parët që merr vesh kur hapen.

Njihu me Dion.
Jam Dionisa Kamshi, por të gjithë më thërrasin Dio. Jam themeluesja e Dio’s Marketing, një agjenci marketingu digjital në Tiranë që bashkon teknologjinë dhe inovacionin me ndjenjën njerëzore për një botë moderne.
Rruga ime
Kam përfunduar Masterin në Political & Regional Studies, por pasioni im ka qenë gjithmonë marketingu. Para 4 vitesh vendosa ta ndjek seriozisht. Që atëherë kam ndjekur dhjetëra trajnime me trajnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Çdo gjë që mësoj e sjell direkt në punën me klientët. Kjo rrugë më mësoi se marketingu i mirë nuk është vetëm kreativitet. Është strategji, analizë, durim dhe shumë punë pas kamerave!
Pse e themelova agjencinë
Gjithmonë më ka pëlqyer të komunikoj me njerëzit, dhe veten e gjeta te marketingu. E themelova Dio’s Marketing me besim të plotë në vizionin tim dhe e bëj këtë punë me shumë pasion, sepse për mua çdo biznes që na beson është një histori që meriton të tregohet mirë!
Si punoj
Jam vizionare, perfeksioniste dhe analitike, me sy kritik për çdo detaj. E dua estetikën, por dua edhe komunikimin dhe shitjen, sepse një përmbajtje e bukur duhet të sjellë edhe rezultate. Çdo projekt e ndjek hap pas hapi, nga njohja e biznesit te strategjia, përmbajtja dhe matja e rezultateve. Çdo vendim e mbështes te shifrat dhe te sjellja reale e audiencës, jo te supozimet.
Ekipi
Pranë meje është një ekip i vogël, por shumë i përkushtuar. Secili sjell talentin e vet, nga ideja te xhirimi dhe montazhi. Ndajmë të njëjtat qëllime dhe të njëjtat vlera. Punojmë me të njëjtin standard për çdo klient. Asnjë punë jona nuk del pa u parë me kujdes në çdo detaj, sepse fokusi ynë është cilësia, jo sasia!
Premtimi ynë
Çdo biznes merr vëmendjen tonë të plotë. Personi përgjegjës i biznesit është gjithmonë i informuar për ecurinë, hap pas hapi. Fushatat dhe përmbajtjen i optimizojmë vazhdimisht, derisa të arrijmë objektivat tona të përbashkëta!
“Çdo biznes ka një histori. Puna jonë është t’i bëjmë njerëzit pjesë të saj.”
Na ndiqni
Ditët tona, në kohë reale.
Bëhu pjesë e komunitetit Dio’s Marketing! Na ndiq në Instagram dhe TikTok. Aty ndajmë prapaskenat tona, punën me klientët, këshilla marketingu.
Pyetje të shpeshta
Para se të na shkruani.
Sa kushton bashkëpunimi?
Çmimi përcaktohet sipas objektivave të biznesit tuaj, shërbimeve që ju nevojiten dhe volumit të punës. Pas një takimi njohës falas, ju dërgojmë një ofertë të personalizuar me çmim transparent, pa asnjë detyrim.
Pse të zgjidhni Dio’s Marketing?
Ofrojmë marketing 360°, ku strategjia, përmbajtja, fushatat dhe brandingu menaxhohen nga i njëjti ekip, me një vizion të vetëm. Punojmë me një numër të kufizuar partnerësh, prandaj çdo biznes merr vëmendje të plotë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me ne. Çdo vendim mbështetet te të dhënat dhe çdo muaj merrni një raport të detajuar mbi rezultatet. Përmbajtja që krijojmë arrin mbi 2 milion shikime në vit për bizneset me të cilat punojmë.
Si i përcaktoni dhe i matni objektivat?
Që në fillim përcaktojmë objektiva të qarta dhe të matshme: arritje, angazhim, mesazhe, kërkesa ose shitje. Rezultatet i monitorojmë vazhdimisht dhe e optimizojmë strategjinë çdo muaj sipas të dhënave.
Sa shpejt shihen rezultatet?
Përmirësimet e para në imazh dhe në komunikim duken që në muajin e parë. Rezultatet e para në rritje, kërkesa dhe shitje shihen pas 2 deri në 3 muajsh punë të vazhdueshme, ndërsa rritja e qëndrueshme ndërtohet me kohë.
A punoni edhe jashtë Tiranës?
Po. Baza jonë është në Tiranë, por bashkëpunojmë me biznese në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Komunikimi dhe raportimi bëhen online, ndërsa xhirimet organizohen sipas projektit.
A mund të kërkoj vetëm një shërbim të veçantë?
Po. Përveç menaxhimit të plotë mujor, ofrojmë edhe shërbime të veçanta, si xhirime profesionale, fushata të caktuara, branding ose konsulencë strategjike.
A punoni me biznese që sapo kanë nisur?
Po. Për bizneset e reja ndërtojmë që në fillim identitetin vizual, profilin dhe strategjinë e komunikimit, që investimi juaj të japë rezultat që në hapat e parë.
Për kë është SMM Mastery?
Për profesionistë që duan të nisin karrierë në marketingun digjital, për pronarë biznesesh që duan të menaxhojnë vetë komunikimin dhe për krijues përmbajtjeje që duan të punojnë me strategji.
Si marr një ofertë për biznesin tim?
Plotësoni formularin më poshtë ose na kontaktoni në Instagram @diosmarketing.al ose në WhatsApp +355 69 526 9743. Pas një takimi njohës, ju dërgojmë ofertën e personalizuar.
Kontakt
